Site icon Telegrafi

LSDM: Nuk ka transport falas, ndërsa në Shuto Orizare nuk ka fare transport

LSDM-ja ka reaguar në lidhje me ndalimin e qarkullimit të autobusëve privatë të linjës 19 e cila qarkullon në kuadër të Ndërmarrjes Publike të Qytetit të Shkupit. Pas ndalimit të kësaj linje, edhe linja 20 e ka ndërprerë qarkullimin e saj dhe me këtë tërë Komuna e Shuto Orizares, preken nga ky problem.

“Nuk ka ditë që nuk del në pah paaftësia e kryetares së Shkupit Danella Arsovska. Tre muaj Qyteti i Shkupit e udhëhequr nga Arsovska dhe OBRM-PDUKM, nuk u ka paguar transportuesve privat të autobusëve dhe për atë prej sot ata më nuk qarkullojnë në linjat e rregullta. Me ndalimin e këtillë, seriozisht reduktohet orari i rregullt, por më keq është se vendbanime të tëra janë pa transport publik. Në Komunën e Shuto Orizares, prej sot është ndërprerë transporti publik pasi linjat “19” dhe “20” në pjesën më të madhe janë të transportuesve privat. Arsovska përpara zgjedhjeve premtonte transport autobusi falas dhe hoqi dorë nga 70 milionë euro për projektin “BRT”, thonë nga LSDM.

Autobusët privat të linjës 19 nuk qarkullojnë në Shkup pasi “Qyteti i Shkupit” ka ndërprerë pagesën e tyre që prej muajit shkurt.

Pas ndalimit të linjës 19, edhe pronarët e autobusëve privat që qarkullojnë në linjën 20 i kanë fikur autobusët për të njëjtën arsye.

Exit mobile version