Telegrafi

LSDM: Nga 12 mijë denarë për çdo familje pa të ardhura

LSDM-ja sot në një komunikatë për Telegrafi në Maqedoni, njoftoi se “Plani për jetë” parasheh që çdo familje katër antarëshe e cila nuk ka të ardhura financiare,  të marrë 12 mijë denarë nga shteti për çdo muaj.

“Familjet me të ardhura nën 12 mijë denarë, marrin dallimin që t’i plotësojnë 12 mijë denarë. Për shembull, nëse një familje merr 4 mijë denarë në muaj, nga shteti do të fitojë plus 8 mijë denarë çdo muaj. Nëse sot do të kishte të siguruara 12 mijë denarë për çdo familje që jeton në varfëri, do të kishte para të mjaftueshme në çdo shtëpi edhe për ushqim dhe për ngrohje”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/