Nga partia në pushtet e LSDM-së kërkojnë nga Hristijan Mickoski, që nëse është për të ardhmen, tu bëjë thirrje anëtarëve të OBRM-PDUKM-së që të dalin në referendum dhe të zgjedhin të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje shtojnë se nëse Mickoski nuk del në referendum do të thotë se gënjen dhe se është për izolimin e vendit.
“Mickoski, BE dhe NATO janë e ardhmja e jonë. Hajde, nëse je për të ardhmen me prosperitet mbështete referendumin në të cilën qytetarët do ta kenë fjalën e fundit dhe do të vendosin për të ardhmen e vendit në NATO dhe BE.
Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Mickoski ende kanë mundësi të bashkohen me subjektet tjera të cilët janë për përparimin e Maqedonisë dhe për këtë duhet e nevojshme që publikisht dhe qartë ta përkrah referendumin”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se sjellja e OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk do ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë.
“Më 30 shtator, qytetarët, lirshëm dhe me dinjitet do të japin mbështetje për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE, nëpërmjet pranimit të marrëveshjes me Greqinë. /Telegrafi/