Përmes një komunikate nga LSDM thuhet se Arsovska me muaj nuk ka bërë asgjë, ndërsa arsyetimi ka qenë se me muaj ka kërkuar përmendoren e Qoseto.
“Në vend të projekteve, në vend të ndihmojë qytetarët në kohë krize, Arsovska shkupjanëve u ofron përmendoret e Gruevskit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Nga kjo parti theksojnë se nuk ka autobusë, transport publik falas, parqe të reja dhe projektet tjera që i ka premtuar Arsovska.
“Përmendorja e Andon Janev ishte ndërtim pa leje dhe për këtë shkak u hoq”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/