Telegrafi

LSDM: Në vend se të përhapin lajme të rreme për marrëveshjen, OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski ta thonë qëndrimin për referendumin

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “në vend se të përhapin lajme të rreme për marrëveshjen, OBRM-PDUKM-ja dhe Hristijan Mickoski duhet të thonë se a do të marrin pjesë në referendum”.

“Të kota janë akuzat e OBRM-PDUKM-së për falsifikim të historisë. Ndryshimet kushtetuese do të realizohen pas referendumit në pajtueshmëri me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë që garantojnë identitetin maqedonas”, thonë nga LSDM-ja shtuar se në mënyrë decide thirremi në dokumentet e ASNOM-it me çka vërtetohet dhe forcohet vazhdimësia historike e shtetësisë Maqedonase.

Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja, thonë ata, duhet të deklarohet, a janë për hyrje në BE dhe NATO si maqedonas apo të mbesin vet dhe të izoluar në mbrojtje të kriminalitetit.

“OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski mund të shpikin gënjeshtra më të mëdha, por për fat të mirë ata nuk janë ata që vendosin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se qytetarët janë ata që vendosin dhe se shumica e qytetarëve janë për, siç thonë ta Maqedoni evropiane./Telegrafi/