LSDM uron të gjithë qytetarët për zgjedhjet parlamentare të suksesshme, demokratike dhe të përsosura të fituara nga opsioni që ofron një të ardhme të sigurt për Maqedoninë e Veriut, thonë nga partia.
Nga tje theksojnë se së bashku me shumicën demokratike qytetare, LSDM-ja mposhti regjimin e OBRM-PDUKM-së dhe e dërgoi atë në një të kaluar të pakthyeshme.
Prandaj, ata shtojnë se e ardhmja e Maqedonisë është në duar të sigurta, ndërsa vendi dhe populli vazhdojnë të ecin përpara, të udhëhequr nga një qeveri e përgjegjshme dhe përparimtare.
“Sipas të dhënave të qendrës së zgjedhjeve kompjuterike të LSDM-së, diferenca në favor të koalicionit “Mundemi” mund të jemi të paktën tre mandate, ndërsa në të dhënat e paraqitura nga KSHZ ka mangësi dhe gabime serioze që mund të japin një pasqyrë të pasaktë të rezultatit përfundimtar”, thonë nga LSDM./Telegrafi/