Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj deklaratës së OBRM-PDUKM-së për blerjet publike dhe tenderët në shëndetësi.
Sipas LSDM-së 11 vite shëndetësia ishte gjunjëzuar për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka filluar procesin e rehabilitimit të sistemit shëndetësor nëpërmjet së përmirësohet mbrojtja e shëndetësisë, të drejtat e pacientëve dhe statusi i personelit mjekësor.
E vërteta është se Ministria për Shëndetësi nuk ka mandat dhe as një lidhje me blerjet publike për institucionet publike, procedurat janë në pajtueshmëri me decentralizimin. /Telegrafi/