Telegrafi

LSDM: Në protestat e OBRM-PDUKM-së munguan bujqit e vërtetë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se OBRM-PDUKM-ja duke mos pasur ide, organizoi protesta partiake.

Ata thonë se në krahasim me OBRM-PDUKM-në, LSDM kujdeset për bujqit dhe e kthen dinjitetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në protestën e mbajtur para Qeverisë, në vend se të protestojnë bujq të vërtetë, morën pjesë funksionarë të theksuar partiakë, kryetarë të komiteteve komunale të Radovishit dhe Negotinës, familjarë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të punësuar në
institucione shtetërore të cilët aktronin si bujq të brengosur”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se qeveria e tyre deri tani ka paguar 314 milionë euro subvencione për bujqit./Telegrafi/