Telegrafi

LSDM: Ne ndërtojmë sipas planit, po sanohen disa rrugë në Shkup

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e udhëhequr nga ata ndërton sipas planit.

Ata thonë se prej sot fillon rikonstruimi i urës “Goce Dellçev”, ndërsa për momentin është duke u bërë sanimi i rrugës “Llazar Liçenovski”.

“Pas shumë viteve po punohet në sanimin e pjesës perëndimore të qytetetit. Në Komunën e Gjorçe Petrovit po sanohet rrugë prej 1500 metrave. Punime bëhen edhe në rrugën Moskovska në Karposh, ndërsa rikonstruim bëhet edhe në bulevardin Aradhat Partizane”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se procesi i rikonstruimit po përfundon në kohë rekorde prej 20 ditëve, me qëllim që siç thonë, sa më shpejtë të kthehen në gjendje normale./Telegrafi/