Telegrafi

LSDM: Në kohën e OBRM-PDUKM-së, punëtorët u trajtuan si forcë e lirë punëtore

 

Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së thuhet se për 11 vjet, OBRM-PDUKM ka ndërtuar barok të rremë, përmendore dhe palma dhe pasuronte të parët e partisë, ndërsa punëtorët, sipas LSDM-së, zhyteshin në varfëri.

“Pallati i bardhë shkilte dinjitetin e njerëzve, i mbante pagat e ngrira, ndërsa punëtorët i trajtonte si fuqi e lirë punëtore”, thonë nga LSDM duke theksuar se në kohën e OBRM-PDUKM-së, vendi është promovuar si parajsë për fuqi të lirë punëtore.

Sipas tyre, në kohën e OBRM-PDUKM-së, punëtorët kanë marrë 8.900 denarë pagë minimale.

“Me vite nuk e rritën pagën minimale, ndërsa LSDM kur rriti pagën minimale, OBRM-PDUKM kundërshtoi me arsyetimin se do të ketë largime nga puna. OBRM-PDUKM ka bllokuar të gjitha ligjet që ishin në interes të rritjes së pagave, duke dëshmuar se është parti kundër punëtorëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/