Site icon Telegrafi

LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme

Një profil i rremë i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, është krijuar në rrjetin social “Fejsbuk”, njoftojnë nga partia, duke paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e postimeve.

Nga LSDM-ja theksojnë se janë keqpërdorur emri, të dhënat dhe fotografitë e Filipçes.

“Nga i njëjti profil i rremë përhapen përmbajtje të papërshtatshme dhe të rreme, thirje për libreza anëtarësimi, thirje për sigurim të shpikur shëndetësor, ndërsa qytetarët drejtohen në mesazhe private. U bëjmë thirrje qytetarëve dhe anëtarëve që të mos bien pre e postimeve dhe të mos ndajnë asnjë të dhënë persona, që mund t’ju keqpërdoren nga mashtruesit që e kanë krijuar”, theksojnë nga partia.

Siç theksojnë, dallimi në mes të profilit zyrtar të kryetarit të LSDM-së dhe atij të rrejshëm mund të dallohet më lehtë përmes distinktivit të kaltër për verifikim.  Ai ekziston vetëm në profilin e vërtetë të Filipçes.

Profili i rremë tashmë është raportuar, nga LSDM presin reagim të shpejtë për fshirjen e tij.

Exit mobile version