Telegrafi

LSDM: Ne dëgjuam rekomandimet e popoullit, OBRM-PDUKM ndjek hapat nga Budapesti

Nga partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese deklarojnë se në partinë e tyre kanë filluar ndryshimet thelbësore, ndërsa OBRM-PDUKM ndjek udhëzimet nga Budapest.

“LSDM ka nisur ndryshime thelbësore dhe sistematike që synojnë përshpejtimin e përparimit të vendit dhe përmirësimin e kushteve në shoqëri, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se LSDM tregoi se i dëgjon rekomandimet e qytetarëve, dhe se i ndjekin nevojat e tyre dhe se përgatiten që më mirë me qëllim që t’u shërbejnë qytetarëve.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk ofrojnë asgjë për qytetarët, asgjë çka është në interes të vendit. Sipas aktiviteteve të deritanishme, OBRM-PDUKM dhe Mickoski treguan se qëndrojnë të gatshëm për zbatimin e urdhrave të kryetarit të tyre të nderit, të arratisurin në Budapest”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/