Procesi i ndryshimit në LSDM po përmbyllet, në interes të qytetarëve dhe përshpejtim të proceseve. Në përputhje me kompetencat e statutit , kryetari i LSDM-së ka emëruar 40 kryetarë të rinj të Organizatave komunale të partisë.
“Bëhet fjalë për figura të përgjegjshme, të ndershme, të afta, që gëzojnë kredibilitet të lartë në vendet ku jetojnë. Udhëheqësitë e reja komunale do të jenë pjesë e rëndësishme e mënyrës së veprimit të LSDM-së dhe do të kenë për qëllim që të punojnë në mënyrë aktive në realizimin e masave që janë në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM thonë se gjatë ditëve të ardhshme do të emërohen edhe kryetarët e organizatave komunale të tjera të LSDM-së.
“Fjala vlen, LSDM po ndryshon që përparimi të vazhdojnë edhe më fuqishëm”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM.