Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se akuzat e opozitës për falsifikime të historisë, janë të pabaza.
Nga LSDM thonë se ndryshimet kushtetuese pas referendumit do të realizohen në frymën e marrëveshjes me Shkupit dhe Athinës dhe sipas tyre, ajo e garanton identitetin maqesonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM vendos sjellje destruktive në masë. Mickoski akoma ka kohë të thirrë anëtarësinë të votojnë “për” Maqedoni evropiane. OBRM-PDUKM-ja jo vetëm që vazhdon me shpërndarjen e të pavërtetave dhe lajmeve të rrejshme, por ka filluar të flas pa menduar për marrëveshjen e cila forcon identitetin maqedonas dhe pastron rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, thonë nga LSDM./Telegrafi/