Masat, të krijuara nga qeveria e udhëhequr nga LSDM, që kursejnë vende pune dhe japin ndihmë për ekonominë e brendshme vazhdojnë deri në fund të këtij viti.
Mbështetja për pagimin e pagave vazhdon për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Ndryshe nga muajt e mëparshëm, tani, mbështetja do të përcaktohet gradualisht në përputhje me rënien e të ardhurave të ndërmarrjeve dhe të vetëpunësuarve, thonë nga LSDM.
“Kjo do të thotë se sa më e madhe të jetë rënia e të hyrave në kompani, aq më e madhe do të jetë mbështetja nga shteti për pagimin e pagave, domethënë ajo do të lëvizë nga 14.500 denarë aktual në 21.776 denarë.
Kjo masë do të mbështesë 83.000 vende pune në ekonominë tonë në bazë mujore, gjegjësisht një total prej 250.000 paga për tremujorin e fundit. Për realizimin e kësaj mase, do të ndahen 70 milion euro, para për ndihmë të drejtpërdrejtë në punë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/