Dhuna në protesta, njerëz me maska, policë të plagosur, kjo është fytyra e vërtetë e dhunshme e OBRM-PDUKM-së dhe “E Majtës” pro-ruse, akuzojnë nga LSDM.
Sipas tyre, “Dimitar Apasiev dhe E Majta kot po arsyetohen, vetë Apasiev ka paralajmëruar se do të radikalizojë protestat”.
“Nga ana tjetër, Hristijan Mickoski nuk distancohet nga qëndrimet e Apasiev për radikalizimin, por e përkrah dhe fton qytetarët.
LSDM së bashku me institucionet dhe qytetarët nuk do të lejojnë askënd që ta kërcënojë stabilitetin e shtetit. Mickoski mos të mundohet që përmes partnerit të tij Apasiev ta përsërisë 27 prillin, këtë nuk do ta lejojmë”, thuhet në deklaratën e partisë së LSDM-së.
Edhe sot do të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez për zhbllokimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian./Telegrafi/