Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoskit nuk i interesojnë qytetarët, në mendje ka vetëm tenderët

Hristijan Mickoski këto ditë pohon se ka qenë i preukupuar, për krizën dhe ekonominë, ndërsa nga ana tjetër brenda OBRM-PDUKM-së hynë në konflikt për tender dhe provizione, akuzojnë nga LSDM.

Në OBRM-PDUKM, siç theksojnë nga atje, vetë janë kapur në krim për tender prej 136 milion euro dhe për provizionet.

“Mickoski e ka shansin të tregojë përgjegjësi në një kohë të krizës ekonomike dhe energjetike botërore, me bizneset e tij me hidrocentrale, të cilat janë vërtetuar edhe me dokumente zyrtare nga institucionet. Nëse realisht është i shqetësuar për energjinë dhe standardin ekonomik, atëherë pse Mickoski nuk dëshiron t’ua jep qytetarëve energjinë e prodhuar?”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se Mickoski mendjen e mban vetëm te tenderët, dhe atij nuk i interesojnë qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version