Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski vazhdon të mbrojë krimet e Gruevskit

Në reagimin e partisë maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “qytetarët i diktuan skemat me Gruevskin për hidrocentralet, dhe për këtë shkak Mickoski vazhdon ta mbrojë kriminalitetin e tij”.

“Kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe anti-perëndimorit Hristijan Mickoski janë kapur në gënjeshtër, qytetarët i kuptuan skemat me Nikolla Gruevskin dhe kuptuan se si janë fituar hidrocentralet” kumtojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Zaevi kryeministri i vetëm në Evropë, që tre herë është falur për krim

Ata thonë se publike dje kuptoi se kompania “Energotek DOO Shkup” ku një pjesë është pronar Mickoski, zotëron 99% në shoqërinë “Minka-Energotek”.

“Derisa anti-perëndimori Mickoski ka qenë këshilltar te mentori i tij Gruevski, pikërisht nga Qeveria e Gruevskit fiton tokë prej thuajse 33 mijë metër katror për ndërtimin e hidrocentralit”, thonë nga LSDM, duke shtuar se Mickoski vazhdon të jetë mbrojtës i krimeve të Gruevskit./Telegrafi/

Exit mobile version