Telegrafi

LSDM: Mickoski vazhdon rrugën e Gruevskit, kërkon ndarjen e Maqedonisë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj fjalimit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në protestat e djeshme para qeverisë.

Nga LSDm thonë se si në çdo tubim të OBRM-PDUKM-së në 12 vitet e kaluara, përsëri u dëgjuan mesazhet e ndarjes “e jona e juaja” dhe për kthim prapa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët nuk panë asnjë dallim. Nuk ka asnjë dallim – Mickoski vazhdon në rrugën e Gruevskit dhe për fat të keq përsëri refuzon t’u kërkojë falje qytetarëve për 11 vitet e kaluara. Në vend që të kërkojë falje, Mickoski bën thirrje që Maqedonia të ndalojë, por kjo nuk do të ndodhë, pasi qytetarët kanë zgjedhur përparimin”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me presidencialet është blof klasik i Mickoskit, i cili sipas tyre, nuk ka rejting të mirë tek qytetarët./Telegrafi/