Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për shkak se i gënjeu

Nëpërmjet një njoftimi reagojnë ndaj deklaratës së kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski duke thënë se “Hristijan Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për shkak se i gënjeu, nuk ju kërkoi falje për teatrin para spitalit ‘8 shtatori'”.

Sipas LSDM-së, me këtë Mickoski edhe një herë vërtetoi se nuk i respekton qytetarët dhe se qytetarët e shohin dhe e vlerësojnë sjelljen e tij të papërgjegjshme dhe joserioze të Mickoskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski e demantoi veten për disa sekonda. Në fillim tha askush nga spitali nuk ka ardhur të flet për gjendjen shëndetësore dhe disa sekonda më vonë i njëjti pranoi se kjo s’është e saktë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se përpjekja e Mickoskit dhe Gruevskit nëpërmjet një skenari të dhunshëm ta shpërqendrojnë vëmendjen e publikut për përfshirjen e kryesisë së OBRM-PDUKM-së në ngjarjet e 27 prillit si të dyshuar kryesor për organizimin e dhunës nuk arriti.

“Secila dhunë do të dënohet. Përgjegjësi për organizatorët, porositësit dhe kryesit e dhunës të 27 prillit duhet të ketë”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version