Telegrafi

LSDM: Mickoski t’ju kërkojë falje qytetarëve të Strumicës

Mickoski t’ju kërkojë falje qytetarëve të Strumicës, që për 11 vite ka qenë e harruar nga OBRM-PDUKM-ja, reagojnë nga LSDM-ja, pas thirrjes të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski për protestat në Strumicë.

“Në mungesë të qëndrimeve konkrete, politike, zgjidhjeve, ideve, Hristijan Mickoski përpiqet t’i nervozojë qytetarët. Është e papërgjegjshme që nervozën e vet Mickoski ta përcjell tek qytetarët. Qytetarët e dinë, pas 11 vite humbje, Maqedonia sot fiton, fiton suksese historike. Identitet maqedonas të ruajtur, përforcuar njëherë e përgjithmonë. Maqedonia fiton ftesë për anëtarësim në NATO për disa ditë, në Samitin e ardhshëm të Aleancës. Datë të siguruar për fillim të bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE. Maqedonia është e lirë dhe demokratike që i kthehet drejtësia, kurse qytetarët dhe nevojat e tyre janë në qendër të vëmendjes”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LSDM-ja ne reagimin shton se pikërisht qyteti i Strumicës është shembull për qytet evropian dhe Komunë që nuk dëshiron të kthehet mbrapsh./Telegrafi/