Telegrafi

LSDM: Mickoski t’i thërrasë familjarët nga ELEM turs dhe administratës publike të heqin dorë nga vendet e tyre të punës

 

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “lufta kundër partizimit të institucioneve shtetërore dhe sundimit të nepotizmit që me dakada ishte praktikë që kryhej nga OBRM-PDUKM vazhdon”.

“LSDM bashkërisht me qytetarët punojnë në drejtim që më në fund të ndryshojnë punët në shoqërinë tonë dhe ndodhin procese që s’kanë qenë në të kaluarën”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se për arsye etike dhe morale anëtarët e familjarëve të përfaqësuesve të LSDM u tërhoqën nga vendet e punës ndërsa ata që i mbushën institucionet shtetërore me kuadër partiak dhe familjarë, OBRM-PDUKM, heshtin.

“Në vend se të hesht Hristijan Micko0ski t’u bëjë thirrje familjarëve të punësuar në kompani shtetërore dhe administratë publike të heqin dorë nga vendet e punës për arsye morale”, thonë LSDM duke shtuar se nëse Mickoski dhe OBRM-PDUKM duan luftë kundër nepotizmit, këtë duhet ta nisin nga radhët e tyre./Telegrafi.