Nga partia në pushtet LSDM akuzojnë liderin e OBRM-PDUKM-së për shkak, siç thonë ato, rrezikon të ardhmen e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje thonë se gjysma nga qytetarët të cilëve iu është ofruar Mickoski, kanë refuzuar të bisedojnë për shkak se ai rrezikon të ardhmen e tyre.
“Qytetarët janë të vendosur për përparim, zhvillim dhe integrim në aleancat më të fuqishme të botës.
Mickoski të mendohet dhe të mos mendoj që ta rrezikoj të ardhmen e Maqedonisë, të mos rrezikoj të ardhmen e qytetarëve”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Nga LSDM gjithashtu thonë se Mickoski të marr guximin edhe të përgjigjet para vetes, para partisë së tij dhe para të gjithë opinionit, se a do të votojë në referendumin e ardhshëm “për” të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO. /Telegrafi/