Partia maqedonase në pushtet LSDM, i bën thirrje Hristijan Mickoskit që të propozoj kandidat të pranueshëm për ministër teknik në MBP.
Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, në konferencë për shtyp tha se Zaevi dhe Mickoski sot do të bisedojnë rreth propozimit të ri, të cilin e paralajmëroi opozita, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse propozimi është i pranueshëm, Zaev do të jep dorëheqje dhe nesër do të formohet qeveria teknike”, tha Kostadinov.
Sipas tij, në OBRM-PDUKM asgjë nuk ka ndryshuar, gjegjësisht kjo parti shkon sipas urdhrave të Nikolla Gruevskit./Telegrafi/