Në prag të referendumit të caktuar më 30 shator, LSDM ka kritikuar liderin e partisë opozitare, Hristijan Mickoski për mospasjen e një qëndrimi të qartë për çështjen e referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mickoski i injoron BE-në dhe NATO-n, nuk dëshiron zhvillim dhe nuk dëshiron që Maqedonia të shkoj përpara”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se referendumi i 30 shtatorit është për integrim në NATO dhe BE. Këtë e dinë edhe të gjithë edhe të gjithë përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe NATO-s të cilët çdo ditë japin mesazh të qartë, siç thuhet në deklaratën e LSDM-së, se pranimi i marrëveshjes është kusht për anëtarësim në BE dhe NATO dhe nuk ka plan B.
“Mickoski sqarohu dëshiron të anëtarësohesh në BE dhe NATO si maqedonas, me mbrojtje dhe identitet të garantuar, ose do të qëndrosh vetë dhe i izoluar”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/