“Hristijan Mickoski sot në mënyrë indirekte pranoi se marrëveshja garanton identitetin maqedonas.
Në emisionin “Samo Visitina”, Mickoski pranoi se me marrëveshjen “ne do të jemi maqedonas”, që bien në ujë të gjitha deklaratat imagjinare dhe të pa argumentuara për konferencat për shtyp të OBRM-PDUKM-së.
E inkurajojmë Mickoskin, që konfuzionin e tij ta ndryshojë me të vërtetën, shkatërrimin me mbështetjen e interesave shtetërore, dhe qytetarëve t’ju thotë PO për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/