Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski po ikë nga ballafaqimi me Zaevin në njësinë zgjedhore numër katër

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “i vetëdijshëm për disfatën, Mickoski po ikë nga ballafaqimi me kryetarin Zaev në njësinë zgjedhore katër”.

“Ekzekutuesi Hristijan Mickoski sot vërtetoi se është i vetëdishëm se më 12 pril e pret disfatë e madhe. Për këtë shkak Mickoski ikën nga ballafaqimi me kryetarin Zaev në njësinë zgjedhore numër katër”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se partia e tij do të pësojë disfatë në zgjedhje dhe se qytetarët e shohin dallimin midis politikave të, siç thonë ata, politikave përgjegjëse të Zaevit që sjellin zhvillim, rritje ekonomik dhe integrim dhe veprimin destruktiv të Mickoskit që ofron mbrojtje të krimit.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM është për izolim, Zaev dhe LSDM janë për integrim dhe zhvillim”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version