Telegrafi

LSDM: Mickoski po gënjen qytetarët, nuk ka presion ndaj deputetëve të shumicës paralamentare

I frikësuar për karriken e tij në selinë e partisë, Mickoski kapet në gënjeshtrat e tij. Për këtë shkak, sot në festën e madhe krishtere, patjetër të plasojë gënjeshtra të reja, thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj deklaratës së liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku tha se “nëntoka” kriminale e LSDM-së dhe BDI-së po u bën presione deputetëve që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Në fillim të këtij viti, pikërisht në Krishtlindje, Mickoski deklaroi se në fund të janarit do të tubojë 61 deputetë dhe do të ndodh shpërndarja e Kuvendit. Ja, erdhi janari, nuk ka asgjë nga deklaratat e tij, Mickoski gënjeu popullin.

Për këtë shkak, kur e sheh qartazi se nuk ka 61 deputetë, Mickoski patjetër të plasojë gënjeshtra të reja, pretendime për presione ndaj deputetëve, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje kanë përgënjeshtruar pohimet se do të ketë shpërndarje të Kuvendit dhe presioneve ndaj deputetëve.