Telegrafi

LSDM: Mickoski nuk duhet të mbrojë krimin e qeverisë së kaluar

OBRM-PDUKM e kryesuar nga Hristijan Mickoski, duhet ta dëshmojnë se ata janë vërtet në favor të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, reagojnë sot nga LSDM pas deklaratës së kryetarit të partisë opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje i kujtojnë Miskoski se mbrojtja e krimit të qeverisë së mëparshme të OBRM-PDUKM-së nuk shkon me rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Maqedonia ka ecur përpara, duke e ecur rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s, për të cilën është përcaktuar saktësisht. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për anëtarësimin në BE dhe NATO, për të ardhmen e Maqedonisë. Nga ana tjetër është kthimi në të kaluarën e errët të krimit dhe korrupsionit që ka mbajtur Maqedoninë për 11 vjet dhe është larguar nga bota perëndimore demokratike dhe e zhvilluar”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/