Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “ekzekutuesi i kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski, mund të prezantojë vetëm masa për rindërtim të regjimit, shtrenjtimin e rrymës dhe izolim”.
“Regjimi i varfëroi qytetarët dhe firmat ndërsa te bombat u dëgjua e gjithë e vërteta e dënimeve që OBRM-PDUKM i shqiptonte për një numër të madh të firmave”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se drejtori i cili shtrenjtoi rrymën për 100% është Hristijan Mickoski.
“Sot çdokush punon pa trysni dhe në mënyrë të lirë garon në treg kurse firmat marrin përkrahje nga shteti. Nga -1.8% në kohën e OBRM-PDUKM-së kriminale, ekonomia tani me LSDM ka rritje ekonomike prej 4.1%”, shprehen nga LSDM duke shtuar se me mbështetje prej 50 milionë euro për kompanitë për vetëm dy vite e gjysmë hapi dyfish vende pune se sa OBRM-PDUKM që shpenzoi 250 milionë euro”, thonë nga LSDM.