Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “me mosrespektim të emrit kushtetues të vendit edhe atë në institucion shtetëror, ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale nga OBRM-PDUKM. Rashela Mizrahi në mënyrë të drejtpërdrejtë e shkeli Kushtetutën dhe rrezikoi Marrëveshjen e Prespës, e cila siguron të ardhme për fëmijët tanë”.
“Sjellja e tillë ndaj Marrëveshjes së Prespës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj anëtarësimit në NATO dhe na Bashkimin Evropian. Me veprimin e Mizrahit, OBRM-PDUKM disa herë dëshmoi se është parti destruktive me qëllim të vetëm që të izolojë shtetin”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM, pa respektim por edhe pa zbatim të Marrëveshjet së Prespës s’ka NATO dhe BE dhe se pa këto shteti nuk ka të ardhme evropiane dhe progresive.
“Me injorimin e emrit kushtetues, OBRM-PDUKM vërtetoi se është kundër marrëveshjes dhe se vazhdimisht po punon në projekt për izolim dhe kthim prapa. Veprimi i Mizrahit, i nisur nga Mickoski, me urdhër të azilanit nga Budapesti Gruevski, është kundërshtetëror dhe i rrezikshëm për qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/