Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “zëdhënësi i Baçevit, Hristijan Mickoski më kot po sqarohet, le të përgatitet për humbje në çdo zgjedhje.
Nga kjo parti thonë se Mickoski përsëri i sqaron intervistat e tij përmes videove në rrjetet sociale, dhe është e dukshme konfuzioni ku është ai dhe OBRM-PDUKM-ja e tij anti-perëndimore, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mjerim dhe dhimbje në Maqedoni kishte kur OBRM-PDUKM shpenzonin paratë e qytetarëve, Maqedonia ishte e kapur dhe në izolim, ndërsa Mickoski e këshillonte Nikolla Gruevskin, shefin e atëhershëm dhe të tanishëm”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Ata shtojnë se gjatë qeverisjes së regjimit ishte e dhimbshme për shkak se qytetarët po fundoseshin në borxhe dhe varfëri ndërsa pikërisht në atë kohë ushtari Hristijan Mickoski fitonte biznese me hidrocentrale nga Nikolla Gruevski i cili injoronte hallet e qytetarëve.
“Maqedonia dhe qytetarët e saj zgjodhën BE-në dhe NATO-n me identitet të mbrojtur dhe të garantuar maqedonas, gjuhë maqedonase të pranuara nga e gjithë bota. Kur do të ketë zgjedhje nuk varet nga dëshirat e ushtarit dhe zëdhënësit të Baçevit Mickoski, por nga prioritetet e qytetarëve dhe shtetit, por kur të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare, Mickoski le të përgatitet për disfatë, disfatë e njëjti si do ta përjetojë kandidati i tij në zgjedhjet për kryetar shteti”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/