Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski ik nga takimi i liderëve pasi është duke i mbrojtur kriminelët

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka komentuar mos praninë e kryetarit të partisë opozitare OBRM-PDUKM dhe mos prezencën e tij në takimin e liderëve, të thirrur nga Zoran Zaev, në cilësinë e kryeministrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ai ka vërejtje për regjistrimin por nuk vjen të bisedojë. Mickoski do që vendi të vazhdojë të qëndrojë pa regjistrim të popullatës edhe pas 18 viteve pasi ai është duke ndjekur kriminelët e OBRM-PDUKM-së dhe me këtë tregon se nuk do zhvillimin e vendit. Mickoski është kundër të drejtës. Në kohën kur është vënë në funksion sistemi i drejtësisë në shtet dhe kemi drejtësi jo-selektive, Mickoski është duke ikur nga takimi i liderëve ku do të bisedohët për Prokurorinë Publike” thonë nga LSDM.

Përndryshe, dje në mbledhjen e Kuvendit të LSDM-së është biseduar për paqartësinë rreth mbajtjes së takimit të liderëve dhe kjo temë ngelet e hapur ende pasi Mickoski defenitivisht nuk do të jetë pjesë e këtij takimi, ku kanë konfirmuar pjesmarrjen kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe i ASH-së, Ziadin Sela. /Telegrafi/

Exit mobile version