Pas kësaj konferencë për media të kreut të OBRM-PDUKM-së, ka reaguar LSDM-ja. Deputeti socialdemokrat Nenad Kociq tha se Hristijan Mickoski me veprimin e sotëm tenton të dëmtojë dhe të rrezikojë hetimin e Onkologjisë.
Nëse Mickoski vërtet ka prova, Kociq bëri thirrje që ato t’i dorëzojë në institucionet kompetente, para së gjithash në Prokurorinë Publike.
“Nga e di Mickoski se ky informacion nuk është më pjesë e hetimit? Paraqitja në publik do të thotë rrezikim i drejtpërdrejtë i hetimit të Onkologjisë.
Fshehja e provave gjithashtu është krim. Është e qartë se Mickoski me vetëdije po e rrezikon hetimin e Onkologjisë dhe pyetja është se cili është qëllimi i tij nëse dëshiron të pengojë drejtësinë? Për këtë hap të Mickoskit presim reagime nga institucionet kompetente”, tha Nenad Kociq, Deputet i LSDM-së.