LSDM nëpërmjet një njoftimi reagon ndaj kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke thënë se ai është simbol i nepotizmit dhe konfliktit të interesave.
“Njeriu i cili ka qenë asistent i babait të tij, njeriu që ka fituar biznese nga pushteti i Gruevskit duke qenë këshilltar, njeriu që grupi kuvendar tij kundërshtonte sjelljen e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të intereave”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM-së nuk ekziston dyfytyrësi më të madhe nga ajo që Mickoski flet për korrupsionin dhe se korrupsioni në Maqedoni është përhapur vetëm për shkak të 11 viteve të qeverisjes kriminale OBRM-PDUKM-së, ndërsa dëshmi për këtë janë procedurat e shumta gjyqësore kundër zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së dhe anëtarët e kryesisë së mëparshme.
“Për dallim nga qasja e tillë e OBRM-PDUKM-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM filloi reforma serioze për luftimin e vërtetë kundër korrupsionit”, thonë nga LSDM duke shtuar se Maqedonia për një vit ka ecur 14 vende para që tregon se shteti lëviz në rrugë të drejtë./Telegrafi/