Telegrafi

LSDM: Mickoski është sikur Gruevski

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski është i njëjtë si Gruevski, ata dinë vetëm për barok, përmendore dhe provizione nga rrugë të huqura dhe rrugë të pandërruara”.

Sipas tyre, ka pasur OBRM-PDUKM 11 vite, të bëj diçka pozitive për shtetin dhe qytetarët në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

“E vetmja gjë që bënë gjatë qeverisjes së tyre është krim në të gjitha fushat e shoqërisë. Koha e OBRM-PDUKM-së do të mbahet mend nga qytetarët si sundim kriminal, vjedhje të qytetarëve, ekonomi e dobët dhe 10 kilometra ndërtim rruge”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Pas 12 prillit, rindërtim në çdo fushë ndërsa infrastruktura do të jetë në plan të parë

Sipas tyre, Mickoski nuk ofron asgjë të re por ai vetëm po kopjon programin e LSDM-së për infrastrukturë dhe se nuk as ide e as program por mbron krimin e Gruevskit./Telegrafi/