Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski është i papërgjegjshëm

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski sot vazhdoi të sillet në mënyrë destruktive, ashtu siç ka vepruar gjatë gjithë kohës së krizës shëndetësore”.

“Lajme të rreme, destruksion, raste të konstruktuara dhe mosrespektim të masave, kjo është ajo që Mickoski ua ofron qytetarëve gjatë pandemisë dhe gjatë këtyre 2.5 viteve”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se mjekët dhe të gjithë punonjësit shëndetësorë e panë Mickoskin duke shëtitur në fitnese dhe në Vodno pa respektuar masat dhe në vend se të ndihmojë, thonë nga LSDM, Mickoski vazhdimisht pengonte dhe përmes lajmeve të rreme përpiqej të shqetësonte opinionin.

“Së pari ai gënjeu se ka vetëm 100 testime për coronavirus, më pas tha se 140 mijë qytetarë kanë mbetur pa punë. Dhe edhe pse këto rrena u demantuan nga institucionet, Mickoski vazhdoi me lajmet e rreme”, thonë nga LSDM.

Si pasojë e papërgjegjësisë, thonë nga kjo parti, këto ditë po i shohim pasojat për shkak se kemi numër të ri të të infektuarve.

“Por autoritetet shëndetësore kanë kapacitet të menaxhojnë me situatën. Është e rëndësishme të kuptojmë se virusi është i pranishëm dhe të gjithë duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version