Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE

Partia maqedonase në pushtet LSDM reagon ndaj deklaratës së kreut të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

“Hristijan Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe pikërisht hyrja në NATO dhe rritja e pagave janë disfata më e madhe për anti-perëndimorin Mickoski”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në agjendën e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, thonë nga LSDM, janë investimet e huaja, kthimi i TVSh-së për personat fizik, rritja e pagave dhe fitore e re në zgjedhjet e ardhshme.

Lexo po ashtu Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare me qeveri teknike së bashku me zgjedhjet presidenciale

Ata shtojnë se një qeveri që të gjitha kapacitetet e saja i ka vendosur në ekonomi të fuqishme dhe që krijon mundësi për gjithë qytetarët nuk mendon për dorëheqje.

“Pas zgjedhjeve në zgjedhjet e ardhshme, le të mendojë për dorëheqje Mickoski. LSDM është parti e cila Maqedonisë i solli sukses historik dhe do ta realizojë fitore të madhe në zgjedhjet për kryetar shteti dhe në zgjedhjet kuvendare, kur të mbahen”, reagojnë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version