Telegrafi

LSDM: Mickoski është kundër së drejtës por ajo do të vijë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është përgjigjur rreth akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me aferën “Haraçi”, duke thënë se kryetari i kësaj partie Hristian Mickoski është kundër drejtësisë por ajo do të mbërrijë në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në OBRM-PDUKM nuk ka ndryshime. Mickoski dhe udhëheqësia aktuale në partinë opozitare duan që ta ndalojnë drejtësinë. Në propozim ligjin e dorëzuar më herët askund nuk thuhet se janë kundër prokurores Vilma Ruskoska dhe aty shkruhej se duan që të bashkohen PSP dhe PTHP”

“OBRM-PDUKM-ja nuk ka asgjë kundër Ruskoskës por ata janë shumë kundër drejtësisë dhe kjo u pengon. Por, drejtësia do të ju vjen” thonë nga LSDM-ja në pushtet. /Telegrafi/