Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, e ka pranuar se partia e tij ka 400 mijë euro borxh për fushatën e Siljanovskës.
Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja vazhdon me zakonet e vjetra kriminale.
“Afera më e re e OBRM-PDUKM-së duhet të pastrohet deri në fund nga institucionet kompetente, sidomos pas lidhjes me kompanitë e Orce Kamçevit, i dyshuar në lëndët e PSP-së”, thonë nga LSDM.
Ata pyesin partinë opozitare nëse kompanitë e Orce Kamçevit i kanë financuar ata gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/