Telegrafi

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM të përgjigjen për rolin gjatë përgjimeve ilegale

Nga partia LSDM për përgjimet në Prokurorinë Publike thonë se pioni i Nikolla Gruevskit, antiperëndimori Hristijan Mickoski dhe udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së duhet të përgjigjen për rolin e tyre dhe veprimet në përgjimit e paligjshme, sidomos për informacionin se kur këto pajisje janë instaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski duhet të përgjigjet për rolin e tij në pushtet në vitin 2016, kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së dhe më herët, kur ishte dora e Gruevskit si Këshilltar në zyrën e tij.

Skandali i përgjimeve në Prokurorinë Publike tregon edhe një herë se si funksiononte regjimi i OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskit”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se regjimi i Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së me vite të tëra kanë përgjuar dhjetëra qytetarë, ndërsa në vitin 2013 janë vendosur pajisjet e përgjimit në hapësirat e Prokurorisë Publike.

“Hetimi ka filluar dhe institucionet kompetente do ta zbulojnë se kush i ka blerë, vendosur dhe shfrytëzuar pajisjet e përgjimit, të vendosura në vitin 2013”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se dëmet që ka janë bërë nga OBRM-PDUKM-ja kriminale kanë lënë gjurmë të rënda të cilat nuk mund të rregullohen brenda natës./Telegrafi/