Site icon Telegrafi

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë nervozë për shkak se nuk mund ta mbrojnë krimin

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “nervozi e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së është e madhe për shkak se s’mund ta mbrojnë krimin e regjimit”.

Nga LSDM thonë se Mickoski frikësohet nga drejtësia, duke marrë parasysh se i dyshuari Dimitar Dimovski është pjesë e firmës së përbashkët bashkë me Mickoskin, që fiton vend shtetëror për biznese me hidro-centrale nga Qeveria e Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM shtojnë se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të përgjigjen para institucioneve gjyqësore.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Pushteti është i frikësuar dhe në panik burgos dhe përndjek funksionarët e OBRM-PDUKM-së

“Koha kur gjyqësia dhe prokuroria ishin organe partiake përfundoi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë. Ligjet vlejnë për të gjithë njëlloj, secili që ka shkelë ligjin duhet të përgjigjet”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version