Telegrafi

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja janë joserioz dhe të pandërgjegjshëm

Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot përmes një komunikate për media thekson se gjithë partitë politike dhe shumica e qytetarëve janë përcaktuar për të ardhmen e tyre, ndërsa vetëm Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja nuk kanë qëndrim për çështjet më të rëndësishme për shtetin.

Nga LSDM thonë se mospasja qëndrim për çështjet më të rëndësishme, tregon se OBRM-PDUKM-ja është joserioze dhe e papërgjegjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që nuk arritën të marrin amnisti për ish-udhëheqësinë e tyre, a është arsye pse Mickoski dhe partia e tij akoma nuk kanë ose nuk duan ta publikojnë qëndrimin e tyre për referendum më 30 shtator? Maqedonia po ec përpara drejt zbardhjes së korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, që janë një nga kushtet për integrim në BE dhe NATO”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti në fund shtojnë se më 30 shtator qytetarët do të zgjedhin integrimin në vend të izolimit./Telegrafi/