Telegrafi

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM e mbrojnë krimin, LSDM siguron të ardhme evropiane

LSDM i përgjigjet akuzave të bëra nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili sot nga marshi protestues akuzoj LSDM se ka shitur dinjitetin maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vend që të kërkojë falje qytetarëve për shkatërrimin që pas 11 vjetë qeverisje kriminale që e ka lënën prapa OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski shfaq një vendosmëri që me çdo kusht të mbroj kriminalitetin, duke mos dhënë llogari

“Mickoski po keqpërdor edhe edhe anëtarësimin e tij, duke e ngarkuar atë me forcë për ta mbrojtur krimin”, thonë nga LSDM

Ëndrrat e kota të Mickoski, amnistia për krimin e bërë në 11 vitet e fundit, për dhunën dhe terrorizmin që ndodhi më 27 prill, nuk do të ketë.

Pastrimi i krimet të OBRM-PDUKM-së dhe drejtësia për të gjithë është interes i shtetit, secili do të jetë përgjegjës ndaj ligjeve, me procedurë transparente dhe ligjore.

Nga LSDM thonë se marrëveshja e nënshkruar për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë është patriotike.

“Marrëveshja për kontestin me Greqinë është një akt patriotik që garanton identitetin maqedonas dhe siguron të ardhmen e Maqedonisë me anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE. Këto janë sukseset historike të Maqedonisë, të cilat vetëm Mickoski nuk mund ti pranojnë. Për atë më e rëndësishme është fati i Nikolla Gruevskit se sa e ardhmja e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/