Proceset demokratike së shpejti do ta lëvizin dhe Maqedonia do të ketë kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeveria e re reformuese me çka do të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, kumtoi sot LSDM përmes një komunikate.
‘Mesazhet e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të BE-së, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediumeve si ato të Freedom House dhe Ekonomiku qartë treguan për një zhbllokim urgjent të proceseve dhe respektim të parimeve demokratike. Çdo pengesë e proceseve demokratike do të thotë kërcënim të vlerave demokratike dhe e vendos Maqedonisë në izolim të mëtejshëm nga bota demokratike’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e sotme të LSDM-së.
Nga partia, poashtu shtojnë se Gruevski, Ivanov dhe OBRM-PDUKM nuk guxojnë ta çojnë shtetin në izolim vetëm për të penguar ndryshimet dhe të mbrohen nga përgjegjësia për krimet e bëra. /Telegrafi/