Telegrafi

LSDM: Mcikoski është patriot i rremë dhe i pasinqertë ndaj qytetarëve

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet “është dëshpëruese të shihet se si Mickoski ngatërrohet në gënjeshtra të tij, i cili çdo ditë përpiqet ta lajë turpin nga debakli që ndodhi në Samitin e PPE-së në Zagreb”.

“Të kota janë përpjekjet e Mickoskit. Në Video në mënyrë të qartë shihet dhe dëgjohet, në pyetjen nëse përkrah Marrëveshjen me Bullgarinë, Mickoski në mënyrë të qartë thotë përgjigjet se po mbështesin”, njoftojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, është e qartë se Mickoski gënjen dhe se ai ka humbur në gënjeshtrat e veta.

“Me patriotizëm të tillë të rremë dhe me mossinqritet ndaj qytetarëve, Micokski të presë disfatë në zgjedhjet e ardhshme”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/