Partia në pushtet, LSDM i është kundërpërgjigjur OBRM-PDUKM-së opozitare për kritikat dhe akuzat adresuar LSDM-së dhe Qeverisë së tanishme.
Sipas tyre, OBRM-PDUKM-ja ishte dhe mbeti në mbrojtje të krimit, kundër drejtësisë dhe përparimit të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti konsideron se OBRM-ja tregoi se mbrojtja e veprave serioze penale është më e rëndësishme për këtë parti politike.
LSDM-ja pret nga OBRM-ja opozitare që të mbështet reformat në drejtësi rreth Prokurorisë Publike./Telegrafi/