Telegrafi

LSDM: Mbi 15.000 qytetarë dërguan mesazh të qartë: Gjyqësia dhe Prokuroria duhet të japin drejtësi për gjithë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “marshi ‘Ecim për drejtësi’ mblodhi më shumë se 15.000 qytetarë që kishim për qëllim ta inkurajojnë sistemin gjyqësor të vendos drejtësi”.

“Që kur shumica kuvendare e votoi Ligjin për Prokurori Publike, por edhe Ligjin për Këshill të Prokurorëve Publikë, Ligjin për gjykata dhe Ligjin për Këshill Gjyqësor, pushteti legjislativ përmbushi obligimin e vet dhe dha një argument para Bashkimit Evropian, se shteti është i gatshëm për drejtësi joselektive dhe për sundim të së drejtës”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë shkak, sipas LSDM, mesazhi kryesor i marshit ishte se tani tani e ka radhën sistemi gjyqësor të veprojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe të japë drejtësi dhe se ata që bllokonin drejtësinë janë mposhtur.

“OBRM-PDUKM dhe Mickoski në mënyrë të plotë kanë pësuar humbje në temën e drejtësisë. I gjithë opinioni e pa këtë. Për këtë shkak duhet të shfrytëzohet ky moment, të gjithë të inkurajohen, gjykatës, prokurorë dhe porotë. Çliroheni, as OBRM-PDUKM, as Mickoski dhe as instalimet e tyre nuk mund t’ju bëjnë asgjë. Qytetarët, populli ynë prej të cilët marrim paga, pret drejtësi. Është rendi juaj të jepni drejtësi në Maqedoninë e Veriut”, thotë Zaev.

Sipas LSDM-së, përmes Ligjit për Prokurori Publike mundësohen institucione të pavarura gjyqësore që punojnë në mënyrë të pavarur.

“LSDM mbetet e përkushtuar te reformat në gjyqësi për shkak se qëllimi ynë është i qartë, sistem efikas neutral, të çliruar nga ndikimet partiake”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/