LSDM përmes një komunikate ka mbështetur vendimin e sotëm të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg, e cila vendosi në të mirë të gazetarëve, për ngjarjet e 24 dhjetorit 2012, kur gazetarët e Maqedonisë me dhunë u larguan nga Kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vendim që është sjellur njëzëri është edhe një humbje ndërkombëtare e Maqedonisë, por edhe për Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, e cila refuzoi ankesat e gazetarëve për mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së gazetarëve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Një epilog i këtillë i Gjykatës Evropiane, sipas LSDM-së, është një provë se drejtësia vonon por përsëri arrinë./Telegrafi/