Site icon Telegrafi

LSDM: Marrëveshja përforcon identitetin

OBRM-PDUKM-ja tregon se është në konfuzion total. Të gjitha veprimet e tyre bazohen në sulme të pa argumentuara, informacione të rrejshme dhe qëndrimi kontradiktore të cilët ndryshohen në secilën paraqitje publike.

Deri dje OBRM-PDUKM-ja dhe Kryetari i tyre Hristijan Mickoski, flitnin se si identiteti është e drejtë e fituar, kurse sot deklarojnë se me marrëveshjen me Greqinë ndryshohet identiteti. Kjo vërtë se tregon se sa konfuz gjendet OBRM-PDUKM-ja dhe Kryetari i tyre Mickoski.

Marrëveshja e arritur me Greqinë, si dokument zyrtar është i qartë: Maqedonas/Maqedonase, Gjuha Maqedonase, maqedonase, janë terme që janë të garantuara dhe askush nuk mund t’i mohoj. Me këtë, përforcohet identiteti duke u garantuar njëherë e përgjithmonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shihet qartë se OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pranojë se pas 25 viteve kontest me Greqinë, nga ku 11 ishin hapa mbas për Maqedoninë, sot jemi duke pritur hapjen e bisedimeve me BE-në dhe marrjen e ftesës për anëtarësimin e plotë në NATO.

Marrëveshja e arritur e përforcon identitetin, i hap dyer për integrimet euro atlantike dhe është në pajtim me interesat kombëtare dhe shtetërore.Këtë do ta vërtetojnë edhe qytetarët në referendum, me votimin “për” të ardhmes së Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version